Mirë se vini në web-faqen zyrtare të Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit (ART), në Prishtinë, Kosovë.
Për më shumë informata mbi aktivitetet e ART-së, ju lutemi klikoni në linqet përkatëse.
Mbledhja e Parë e Bordit të ART-së
Prishtinë, 19 tetor 2009
Me datë 19 tetor 2009, është mbajtur mbledhja e parë e Bordit të ri të ART-së nën udhëheqjen e z. Ekrem Hoxha, kryetar i Bordit, ku të pranishëm ishin edhe anëtarët e Bordit.
Konform praktikave të mira të menaxhimit institucional, u diskutuan dhjetë pika të rendit të ditës, që përfshijnë çështje të rëndësishme për funksionimin e rregullatorit, caktimin e prioriteteve, dhe përmbushjen e obligimeve dhe funksioneve qe ka ART në raport me institucionet vendëse dhe ato ndërkombëtare.
Pjesëmarrja e Bordit të ART-së në Takimin e PVPE
Prishtinë, 09.10.2009
Me ftesë të Ministrisë së Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit (MTPT), Bordi i ri i ART-së në krye me z. Ekrem Hoxha u prezantua në mbledhjen e djeshme të nëngrupit punues për Shoqëri Informatike dhe Media në kuadër të grupit punues –Infrastruktura.
Me këtë rast kryetari i Bordit, z. Hoxha, konfirmoi se Bordi ka filluar punën dhe u deklarua se zotimet dhe obligimet që dalin nga politikat e Qeverisë dhe Plani i Veprimit për Partneritetin Evropian (PVPE) do të jenë prioritet i ART-së.
Z. Ilir Imeri nga ART prezantoi raportin e detajuar mbi ecurinë e zbatimit të PVPE në sektorin e telekomunikimeve me fokus në:
-Të dhënat e tregut, konkurrenca dhe planet;
-Personeli, resurset e ART, përfshirë resurset financiare.
Z. Hoxha theksoi se udhëheqja dhe stafi i ART-së do të angazhohen vazhdimisht për të rritur nivelin e bashkëpunimit me partnerët institucional : MTPT, Agjensionin për Koordinim, Zhvillim dhe Integrime Evropiane dhe institucionet tjera përkatëse.